Trump propozon drejtorin e ri të Agjensisë për Siguri Kombëtare. Ja ‘spiuni’ i ri

0
175

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përzgjedhur gjeneralin Paul Nakasone si drejtorin e ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe të Komandës amerikane të Kibernetikës.

Këshilltari i presidentit Trump për kibernetikë, Rob Joyce, ka njoftuar për emërimin e Nakasone duke lavdëruar përvojën e tij në aspektin kibernetik.

Nëse konfirmohet nga Senati, Nakasone do të jetë në një prej posteve më të larta të inteligjencës amerikane.

Ai udhëheq aktualisht Komandën ushtarake për kibernetikë në SHBA.

Agjencia për Siguri Kombëtare është përballur me pengesa në vitet e fundit për rrjedhje të materialit të klasifikuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here