Dyshimet për burrin e gjetur të pajetë në zonën e ish “Bllokut” në kryeqytet mbrëmjen e sotme, janë se ai është vrarë.
Në trupin e viktimës është dalluar një shenjë, që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga qitja e një arme zjarri.
Policia po verifikon për një makinë tip BMW që është parë pranë vend-ngjarjes.
Dyshohet se personi është qëlluar sapo ka dalë nga vetura e tij dhe autorët janë larguar me një BMW të zezë.
Disa persona janë shoqëruar.