675.000 dollarë vjedhje/ Gjykata e Fierit vendos për ekstradimin e Aldo Ymerajt në SHBA

0
168

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg me efekt ekstradimi për Aldo Ymerajn, i akuzuar për krime kibernetike.

Aldo Ymeraj u arrestua mbrëmjen e 12 shkurtit në kuadër të një operacioni ndërkombëtar, ku u arretuan edhe 36 persona të tjerë në disa shtete.

Në akuzë thuhet se grupi punonte nën moton ” In Fraud We Trust” (Në mashtrim besojmë – një lojë fjalësh me mbishkrimin në kartëmonedhat e dollarit amerikan “In God We trust) dhe ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34 vjeçar nga Ukraina. Autoritetet amerikane thanë se pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit nuk ishin takuar kurrë mes tyre ndërsa e njihnin njëri tjetrin me nofkat në internet.

Kush Aldo Ymeraj në këtë rrjet?

Sipas dosjes së drejtësisë amerikane që mban datën 31 dhjetor 2017, Aldo Ymeraj përdorte në faqet e errëta të internetit tre nofka, si . “Nill.in,” “Kubanezi,” ”Yank;eeman”.

Sipas dosjes, Aldo Ymeraj u bë anëtar i Organizatës In.fraud në 14 nëntor të vitit 2010. Ai reklamon në Forumin e Organizatës si Furnizues i deponive dhe është një operator i AVS “niii.in”, duke e përdorur atë si një dalje për të shitur deponitë e anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të In.fraud. Nëpërmjet veprimtarisë së tij, Ymeraj ka përfituar 675,000 dollarë.

Organizata “Infraud” ushtronte veprimtarinë e vet në Las Vegas, Nevada dhe vende të tjera dhe akuzohet për pastrim parash dhe trafikim të dhënat të vjedhura të identiteteve.

Në mars të vitit 2017, në forumin e kësaj organizate bënin pjesë 10.901 anëtarë.

Hierarkia e kësaj organizate përbëhej nga administratorët, supermoderatorët, moderatorët, shitësit (që njiheshin edhe si profesorët ose doktorët), anëtarët VIP dhe anëtarë të thjeshtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here