FOTO/ Punëtorët e By-Passit Fier, protestë për pagat para Parlamentit

0
177

Punonjëst e By Pasit të Fierit janë mbledhur para selisë së Kuvendit dhe po protestojnë për mungesn e pagesave për punënë që kanë barë. Punonjëst e firmave nenkontraktore që kanë punura në kët segmene kanë 1 vit e gjysem pa marrë pagat e tyre.

Në vijim të një proteste të pak ditëve më parë para prefekturës së Fierit punëtorët e rrugëve kanë vendosur të vijnë në Tiranë që zeri i tyre të mund të degjohet më shumë.

55 përfaqësuesit e firmave nënkontraktore në ndërtimin e Bypasseve të Fierit e Vlorës kanë kërkuar para pak kohësh edhe ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama për të zgjidhur çështjen e mospagesës për punimet e kryera nga firma kontraktore që braktisi projektin.

Ata kërkojnë nga shteti njohjen dhe shlyerjen nga ARRSH të afro 9.5 milionë euro detyrime të prapambetura nga kompania nënkontraktore Serenisima.

Përfaqësuesit e  55 firmave nënkontraktore që thonë se përfaqësojnë mijëra punëtorë theksuan se nuk do të lejojnë asnjë firmë që të punojë aty pas rihapjes së tenderave për përfundimin e dy veprave të mëdha infrastrukturore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here