Maska dhe grabitje për Shën Valentin

0
267

Dy persona të armatosur grabitën një biznes në zonën e Patokut në Kurbin.

Policia thotë se grabitësit ishin të maskuar dhe me armë, ndërsa grabitja ndodhi në mesnatë në një lokal në Lagunën e Patokut. Pronari ka qenë duke mbyllur lokalin, kur maskat i kanë vënë armën në kokë, duke i marrë 5 milionë lekë të vjetra. Kjo ishte shuma që gjendej në lokal. Sipas dëshmisë së tij, pasi morën paratë, autorët, të cilët ai nuk mundi t’i identifikojë, u larguan me makinë.

Ndërkohë, edhe në Pogradec, u arrestua një 15-vjeçar pasi vodhi një shumë parash në një lokal.

Ervin S.,15 vjeç, më 14 shkurt dyshohet se ka vjedhur 10.000 lekë, në lokalin e E.T, 30 vjeç. Gjithashtu Ervin.S., dyshohet të jetë autor i vjedhjes së banesës së  N.I, 60 vjeç, ngjarje e ndodhur më 12 shkurt në lagjen numër 4 në Pogradec.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here