Janë mbyllur mesditën e sotme edhe dy takime të tjera të presidentit Ilir meta me paraardhësit e tij në postin nr.1 të shtetit, Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani. Pas takimit të sotëm me Ilir Metën në kuadër të konsultave për plotfuqishmërinë e kërkuar nga qeveria për të nisur zyrtarisht negociatat me Greqinë, ish-presidenti Alfred Moisiu u shpreh se e vlerëson këtë takim si konsultativ.
Moisiu tha se takimet nuk janë asnjëherë një gjë e keqe dhe se konsultimi për raste të tilla është një traditë e vjetër shqiptare. Moisiu bëri të ditur se i kishte sugjeruar Metës që çështje të tilla, si marrëveshjet me Greqinë të bëhet publike, pais sipas tij një gjë e tillë është në interes të vendit.
Pak pas takimit me Moisiun Meta është takuar edhe me ish-presidentët Rexhep Meidani dhe Sali Berisha. Ndërkohë, ish-presidenti Meidani pas takimit, u shpreh për Report TV se konsultimet mes presidentëve janë normale dhe të nevojshme. Meidani shtoi se konsultimet nuk duhen bërë vetëm për çështjen e negociatave me Greqinë, por edhe për çështje të tjera.