Shkëlzen Berisha dëshmon në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ja me kë do përballet

0
193

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku do të japë dëshminë e tij si person që ka dijeni për privatizimin e OSHEE-së.

Për këtë çështje do të dëshmojë edhe deputeti socialist Taulant Balla. “BalkanWeb” mëson se Shkëlzen Berisha do të përballet me Ballën.

 

Ai u thirr pak javë më parë nga Gjykata për t’u pyetur për çështjen e famshme të CEZ-it. Fillimisht ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ai që e dha lajmin se Shkëlzen Berisha ishte thirrur për të dëshmuar e më pas e pranoi edhe vetë ai.

Ndërkohë ai deklaroi në rrjetet sociale se nuk kishte lidhje me privatizimin e OSHEE-së dhe se kishte ngritur një padi ndaj Taulant Ballës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here