Një qytetare është hedhur në liqenin e Fierzës, por fatmirësisht është shpëtuar nga kalimtarë të rastit.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” është hedhur në liqenin e Fierzës, shtetësja Z.S., rreth 48 vjeçe, banuese në Xhaf-Zotaj, Durrës.
Në momentin që shtetësja është hedhur nga ura, është parë nga një qytetar i cili ka bërë të mundur nxjerrjen e shtetases Z.S nga uji.
Shtetësja Z.S, po merr mjekim në spitalin e Kukësit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet që shtetësja vuan nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.