Bamir Topi: Marrëveshja e 2009-s komplot në fshehtësi, presidenti nuk u njoftua për asgjë

1
206

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, foli për konsultimet në lidhje me marrëveshjen e detit me kreun aktual të Shtetit, Ilir Meta

Kreu i Frymës së Re Demokratike bëri dhe krahasimin e marrëveshjes për detin në vitin 2009, kur qeveriste PD dhe marrëveshjen e tanishme.

 

Sipas Topit, ndryshe nga marrëveshja e 2009-s që u bë komplet në fshehtësi pa asnjë lloj informacioni për negociatat mes Bashës, ministër i Jashtëm në atë kohë dhe homologes së tij greke, rasti konkret po zhvillohet në një terren tjetër.

“Unë vlerësoj iniciativën e Metës për ciklin e takimeve me ish-Presidentët. Ka ftuar dhe kryetarin e Komisionit të Sigurisë, është në misionin e vet Kushtetues. Meta sikurse ka njohur dhe kolegët e tjerë më njohu  me kërkesën e Bushatit, duke i parashtruar objektin e kësaj marrëveshje. Pashë që kishte propozuar strukturën e dikastereve që do merren me këtë çështje. Në vitin 2009, Greqia mori presidencën 6 mujore të OSBE-së dhe ministria e jashtme e kohës mori një tur ballkanik për të demostruar rolin e Greqisë në mbështetje të këtyre vendeve. Nga biseda me Bashën në atë kohë ministër i Jashtëm, e vetmja gjë që s’doli, asnjë fjalë, ishte marrëveshja për detin. E vërteta është që në fund të prillit 2009 në Tiranë vjen ish-kryeministri Karamalis. U diskutuan të gjitha çështjet përveç marrëveshjes me detin, por ne e kemi parasysh imazhin e firmosjes së marrëveshjes mes Bashës dhe ish-ministres së Jashtme greke.

Unë mendoj që kërkesa të ishte më mirë e drejtuar nga Kryeministri tek Presidenti, por në vitin 2009 kjo gjë nuk ndodhi. 2009 është shprehje e një arrogance politike, sjellje me tipare anti-shtet nga ish-kryeministri.

Në rastin konkret, gjërat po bëhen në një terren tjetër. Në marrëveshjen e 2009, nuk u zbatua Kushtetuta.

Unë besoj se do ketë disa raunde bisedimesh,kemi mundësinë dhe për të monitoruar, dhe njerëzit janë të informuar. Presidenti ka isntrumentin e fundit, që është Këshilli i Sigurisë Kombëtare,” tha Topi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here