Ndihma ekonomike, Vokshi: Të shfuqizohet menjëherë vendimi

0
203

Pas deklaratës së zv. ministres së Çështjeve Sociale, Bardhylka Kospiri ka reaguar edhe Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi.

Deputetja thotë se PD kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të qeverisë për ndihmë ekonomike, dhe sipas saj riaplikimi nuk është zgjidhja.

“Riaplikimi nuk është zgjidhja. Partia Demokratike kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të qeverisë për ndihmën ekonomike të muajit janar, që përjashtoi rreth 20 mijë familje. Të bëjë publike në mënyrë urgjente vendimin për treguesit përjashtues të ndihmës ekonomike, në mënyrë që familjet të njihen me kriteret. Partia Demokratike beson se pezullimi i skemës, që thellon varfërinë dhe rishikimi i saj janë hapat e duhur. Kjo nuk është një kërkesë politike, por është një nevojë humane”, tha Vokshi.

Deputetja thotë se qeveria nuk bëri transparencë për heqjen e ndihmës ekonomike dhe kjo sipas saj, “për ta përdorur në zgjedhje”.

“Qeveria, që u kujdes të reklamonte 4 rastet e familjeve me makina, nuk dha asnjë shpjegim përse nuk marrin ndihmë familjet e Eduard Thaçit, që jeton së bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e mitur vetëm me borxhe. Qeveria nuk shpjegon pse ka përjashtuar mijëra nëna kryfamiljare me fëmijë jetimë, mijëra familje të komunitetit rom dhe egjiptian, mijëra invalidë që jetojnë vetëm me ndihmë”, thotë Vokshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here