Partia Demokratike do ti kërkojë zyrtarisht Parlamentit shkarkimin e anëtarit të KLGJ, Erjon Muharremaj.
Deputeti i PD, Gent Straizimi në një dalje për mediat nga selia e PD tha se Muharremaj është i përfshirë në aktivitete politik për llogari të PS.
“PD do t’i kërkojë Parlamentit dhe zyrtarisht shkarkimin e anëtarit të KLGJ Erjon Muharremaj për përfshirje në aktivitet politik për llogari të partisë së Edi Ramës ashtusikurse bën thirrje për shkarkimin e shefit të tij, dekanit të Fakultetit të Drejtësisë Artan Hoxha”.