Një bandë e fuqishme dhe me një shtrirje të gjerë të aktivitetit është bllokuar gjatë orëve të fundit nga Policia Italiane. Pasuritë materiale të sekuestruara të këtij grupi ku kishte edhe shqiptarë janë në vlerë 23 milionë euro.
Policia Financiare e Romës me kërkesë të Drejtorisë së përgjithshme Antimafia ka sekuestruar pasuritë e 9 personave të arrestuar si anëtarë të klanit mafioz Casalesi ku bëjnë pjesë dhe 3 shqiptarët Arben Zogu, Orial Kolaj dhe Petrit Bardhi.