Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka konfirmuar lajmin se presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ndihmuar në arritjen e aneks marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
Në një prononcim të shkurtë për Indeksonline, Limaj ka thënë se presidenti i Shqipërisë, ka qenë i përfshirë dhe ka ndihmuar në arritjen e marrëveshjes se prezantuar sot.
Limaj ka qenë iniciator dhe propozues i nënshkrimit të marrëveshjes.
Ditë më parë ai kishte vizituar Malin e Zi dhe ia kishte prezantuar drejtuesve malazez këtë opsion i cili ka gjetur përkrahje në shtetin fqinjë.
Megjithatë, Limaj është treguar modest duke mos dashur t’i marr për vete, por ka thënë se meriat i takojnë gjithë klasës politike.