Seanca solemne e 10-vjetorit të Pavarësisë u mbajt në Kuvendin e Kosovës me pjesëmarrjen e një numri të madh të ftuarish të rëndësishëm, krerë rajonalë e miq ndërkombëtarë të shtetit më të ri të Europës.
Ky përvjetor çoi në Prishtinë edhe Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta; kreun e Parlamentit, Gramoz Ruçi; kryeministrin Edi Rama; kreun e opozitës, Lulzim Basha; si dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në këtë ditë të rëndësishme morën fjalë krerët më të lartë të vendit. Dhe ndërsa Presidenti Hashim Thaçi kishte marrë fjalen, kryeminstri Rama është fotografuar në rreshtin e parë, qartë teksa po qëndronte në celular dhe nuk po dëgjonte fjalimin e Thaçit. Mesa duket Ramës i ka mjaftuar të jetë prezent vetëm fizikisht në këtë ditë.