A është Shipëria nën një epidemi gripale. Në javën që lamë pas 25 mijë përsona i janë drejtuar qendrave shëndetësore dhe spitaleve për të marrë ndihmën mjekësore për shkak të gripit dhe infeksioneve respiratore. Shqipëria është në pikun e epidemisë gripale, me shifrat që kanë pësuar një rritje të madhe krahasuar me një muaj më parë.
Por përveç viruseve që janë në qarkullim, vendi ynë shënoi një rikthim të fruthit në statistika që janë në rritje. Burime nga ISHP, raportojnë për 90 persona të prekur nga fruthi, kryesisht fëmijë të cilët janë të pavaksinuar.
Fatkeqësisht, mes të vegjëlve që janë të prekur nga fruthi, rezultojnë foshnja të cilat nuk kanë mbushur 1 vjec dhe nuk mund të vaksinohen me vaksinën tre valente; mbrojtjen nga fruthi, shytat, rubeola.