Beteja me dekanët, Mynyr Koni: Ja provat e forta të lidhjes së dekanëve me administratorin dhe bordin e…

0
177

Dy struktura paralele për menaxhimin e universitetit të Tiranës, në fushën akademike dhe atë financiare, Ligji i ri për Arsimin e Lartë i ka nxjerrë sot në fushëbetejën për më shumë kompetenca. Bëhet fjalë për rektorin dhe administratorin, senatin akademik dhe bordin e administrimit. Së paku, këto janë ato që duken.

Çështja u implikua më tepër kur javën e kaluar katër dekanë, nga gjashtë fakultete që ka Universiteti i Tiranës, bënë publik lajmin se prej kohësh i kishin kërkuar ministres shkarkimin e rektorit, Mynyr Koni, duke u pozicionuar kështu hapur në palën tjetër të konfliktit.

Në një intervistë për “Panorama“, rektori Koni sqaron arsyet që qëndrojnë pas këtij qëndrimi dhe rrjedhën e përplasjes me debatet dhe pakënaqësitë midis tyre. Po ashtu, ai jep prova të forta të lidhjes së dekanëve me administratorin dhe bordin e administrimit, ndërsa akuzon këta të fundit për shkelje të rënda ligjore përgjatë më shumë se një viti në drejtimin e universitetit.

“Për mendimin tim, ai është një grup i strukturuar në UT, i cili si gjatë kohës që ka drejtuar dhe tashmë me mbështetjen e institucioneve të tjera, kërkon në mënyrë të vazhdueshme të influencojë për të thithur fondet nëpërmjet kontratave të ndryshme apo të ardhurave që krijohen nga tarifat e studentëve. Në bord, ndonëse një pjesë janë emëruar nga universiteti dhe një pjesë nga ministrja, ata janë një grup union. Në këto kushte, për gjykimin tim, kjo përbërje e bordit të administrimit është totalisht një thyerje e autonomisë”, shprehet Koni.

Sipas tij “Funksionimi i kësaj strukture, që nuk ka llogaridhënie në Senat do të thotë një dhunim i strukturave akademike. Nga ana tjetër, kancelari dhe më pas administratori nën mbështetjen e bordit, kanë krijuar probleme të jashtëzakonshme në Universitetin e Tiranës, të mbështetur tashmë dhe nga 4 dekanë, me qëllim për të plotësuar interesat dhe për të dominuar UT-në për qëllime të errëta”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here