Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar tarifa për marrjen e dosjeve të Vetingut nga subjektet që do t’i nështrohen, si prokurorë, gjykatës, punonjës të Policisë së shtetit etj.
Në vendimin e fundit thuhet se KPK, në mbështetje të Kushtetutës, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, nenit 45, të Kodit të Procedurave Administrative, nenit 13, të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, të Rregullores së veprimtarisë së Komisionit, miratuar me vendimin nr.2, datë 19.7.2017, njofton se me vendimin nr.10, dt. 12.2.2018 ka miratuar tarifat e shërbimit për marrjen e dokumenteve në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit nga subjekti i rivlerësimit.