Një zbulim horror është bërë gjatë kësaj të diele, ku një burrë nuk u ka besuar syve me atë që është përballur.
Gjatë ditës së djeshme në Fushë-Mamurras, 64-vjeçari S.D., në një kasolle në pronësi të tij ka gjetur një fetus të seksit mashkull.
Mësohet se burri kishte shkuar për të marrë bar për bagëtitë, kur ka parë një njollë gjaku.
Kur është afruar ai ka konstatuar se bëhej fjalë për fetusin e një foshnje, të gjinisë mashkullore.
I alarmuar ai ka lajmëruar policinë.
Dyshohet se kasollja e tij është përdorur për lindje ose abort nga ndonjë grua, e cila ka dashur të fshehë gjurmët.
Gjithsesi për të zbuluar më shumë lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Kurbinit.