Strukturat e Partisë Socialiste në Qarkun e Kukësit janë përfshirë në një konflikt të hapur me të deleguarin e kryesisë qendrore të kësaj partie, Safet Gjici. Ky i fundit ka zëvendësuar Mimi Kodhelin, e cila kryesonte listën e kandidatëve për deputet të PS-së në këtë qark në zgjedhjet e fundit.
Anëtarë të strukturave drejtuese të PS-së në Kukës kanë kundërshtuar vendimin e kryesisë qendrore për Gjicin, ndërsa këtë të fundin e akuzojnë se po ushtron presione ndaj punonjësve të administratës, veccanërisht strukturave që varen nga ekzekutivi.
Burime nga PS bëjnë të ditur se një peticion pritet t’i dërgohet Kryeministrit, njëherëz kreut të PS-së, Edi Rama, mbi atë ccka pretendojnë anëtarët e strukturave në këtë qark kundër të deleguarit Gjici.
Sipas burimeve, peticioni drejtuar Ramës përfshin anëtarë të Asamblesë, Kryesisë, këshillit Bashkiak, organizateve socialiste, ndërsa gjithccka duket se ka lidhje me përplasjet mes klaneve apo grupimeve të PS-së. Burime nga PS bëjnë të ditur se firmëtarët kanë paralajmëruar se nëse nuk dëgjohen nga Rama do të largohen nga strukturat e kësaj partie.
Një situatë e ngjashme është regjistruar prej kohësh edhe në Qarkun e Shkodrës, ku ka pasur përplasje mes zv.kryeministres Senida Mesi dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, të dy deputetë të qarkut të Shkodrës.
Duket se përplasjet kanë të bëjnë me kandidaturat për kryebashkiakë që socialistët do të propozojnë për zgjedhjet e ardhshme vendore.