Zbardhen detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e konferencës së kryetareve ku u shqyrtua kërkesa e PD dhe LSI për ngritjen e një komisioni hetimor për rastin “Tahiri”.
“Kërkoj disa ditë kohë që mazhoranca të shkruajë një projektvendim që të jetë i saktë ligjërisht dhe juridikisht”, tha ai në mbledhjen me dyer të mbyllura.
Sakaq, demokrati Edmond Spaho e kundërshtoi duke thënë se “Mendoj se ka pasur kohë të mjaftueshme pasi ka më shumë se një javë që është dorëzuar kërkesa. Ne do hetojmë një çështje që ka të bëjë me ish-ministrin Tahiri dhe ndërhyrjet që ka bërë parlamenti dhe qeveria në këtë çështje. Ju doni që kjo çështje të mos hetohet dhe Saimir Tahiri të dalë i pa lagur”,- shtoi ai.
Mes personave që demokratët kërkojnë të merret në pyetje për çështjen Tahiri është edhe kryeministri i vendit Edi Rama, sqaroi Spaho ndër të tjera.
DEKLARATAT PAS PËRFUNDIMIT TË MBLEDHJES
Spaho: Nuk u arrit të merret vendim se mazhoranca do ta zvarrisë, të shtyjë kohën që të mund të eliminohen provat e të hiqen dëshmitarë. Pra, për të bërë ç’është e mundur që kjo çështje të mbyllet
Paloka: Qëndrimi i maZhorancës është një “deja vu” e qëndrimeve të PS sa herë opozita kërkon komisione parlamentare. Komisionin hetimor e kërkojmë ne, ata kërkojnë kohë që të na ndryshojnë objektin e hetimit siç e duan ata.
Balla: Të gjithë e dimë që kur ishin këta në shumicë një kërkesë nuk pranuan. Ne ishim dakord me kërkesën e tyre për të ngritur komision hetimor. Ai që ka shkruar projektet vendimin ose nuk ka lexuar kërkesën e vetë opozitës, ose nuk i di arsyet. Pra kërkesa s’ka të bëjë fare me projektvendimin.