Plotfuqishmëria/ Meta letër Bushatit, ja çfarë kërkohet…

0
223

Presidenti Ilir Meta, përmes një letre drejtuar ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, kërkon jo vetëm emrat e grupit negociator, por edhe çështjet që do të negociohen mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Letra, e cila klasifikohet si sekret, është zbardhur nga Report TV dhe duket se është përgjigje ndaj kërkesës së ministrit të Jashtëm që kërkonte plotfuqishmëri për grupin negociator.

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm kërkoi plotfuqishmërinë nga Presidenti për nisjen e negociatave me Athinën për marrëveshjet e pazgjidhura mes dy vendeve, të cilat janë trajtuar në dy takimet e Bushatit me Kotzias në Kretë dhe Korçë.

Në letër nuk kërkohen vetëm negociatorët, por Presidenti i Republikës kërkon të dijë nga qeveria edhe sa i takon parimeve të negociimit me palën greke sa i takon zgjidhjes së dy çështjeve të nxehta, marrëveshjes për ‘Detin’ dhe shfuqizimin e Ligjit të Luftës, raporton Report Tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here