E ardhmja emocionuese e dronëve

0
261

E ardhmja është vërtet emocionuese, sidomos kur sjell risi. Jo në një kohë të afërt, por ama as shumë të largët, dronët do të zënë më shumë se 250 millionë orë fluturimi në vit, nëpër qiejt e qyteteve më të popullura europianë. Një fenomen i tillë do të ndodhë përgjatë 30 viteve të arshdhme, deri në 2050-ën. Një zbulim i tillë e bën kontrollin e trafikut ajror të dronëve një domosdoshmëri për garancinë e sigurisë ajrore nëpër qiejt e Europës.

Menjëherë pas publikimit të këtij rezultati dalë prej projektit studimor mbi Menaxhimin e Trafikut Ajror Europian (SESAR), Vodafone Group njoftoi nisjen e testimeve të një teknologjie inovative e  cila mundëson pikërisht kontrollin ajror të droneve, nëpërmjet teknologjisë së avancuar  4G Internet of Things, teknologji kjo që është krijuar nga ekspertët e teknologjisë së Vodafone.  Kjo qasje inovative e Vodafone, vë në përdorim teknologjinë 4G Internet Of Things për të identifikuar vendodhjen e dronëve dhe duke parandaluar kështu aksidente të mundshme ajrore, në një kohë kur dronët janë tepër të vegjël për t’u identifikuar nga radarët tradicionalë të kontrollit ajror.

Vodafone Group po bashkëpunon me Agjencinë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA), me qëllim që objektivat e sigurisë të përcaktuara nga kjo Agjensi, të realizohen me sukses edhe në të ardhmen e zhvillimeve të mëdha teknologjike. EASA aktualisht është duke hartuar rregulla të reja për funksionalitet sa më efikas të dronëve nëpër qiellin europian.  Kjo risi është në vazhdën e objektivave të Vodafone për të qenë pionier i risive teknologjike dhe shërbimeve dixhitale që do të luajnë një rol pozitiv në transofrmimin e shoqërisë dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve gjatë viteve të ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here