Policia e shtetit njofton se ka sekuestruar një pasuri prej 2 milionë euro. Personi të cilit i janë sukustruar eshte shtetasi Saimir Tusha nga Durrësi. Janë sekuestruar 2 milionë euro pasuri. Tusha ka qenë i dënuar me parë për trafik droge
Policia e Durrësit informon se 46 vjeçari banues në Durrës, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Policia e Durresit ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykates se Durresit.
Janë sekuestruar:
• 25 000 m2 tokë arë;
• 10 100 m2 pemëtore;
• 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;
• 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.
Sipas njoftimit të unifromave blu, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës goditën rastin e pastrimit të produkteve të veprës penale.