Skandali i radhës, në hetim rruga Tiranë-Elbasan, ja skema e shpërdorimeve

0
212

Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton në lidhje me rrugën Tiranë-Elbasan, ndërsa kanë dhënë dëshmi në organin e akuzës edhe dy ish-ministrat e Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.

Të dy ish-ministrat sikundër raportohet kanë shpjeguar pozicionin e tyre në drejtimin politik të institucionit.

Një ditë më parë ish-ministri Edmond Haxhinasto mësohet të ketë deklaruar se dokumentet e inspektimit i ka dorëzuar në Kryeministri.

Nëse kjo deklaratë qëndron,pra nëse dokumentet janë depozituar në Kryeministri, atëherë Prokurorisë i duhet të shtrijë hetimet në lidhje me rrugën Tiranë-Elbasan deri te Kryeministri Edi Rama për të hetuar nëse akuzat apo dyshimet që ka prokuroria për këtë çështje përfshijnë ose jo Kreun e Qeverisë, apo qoftë edhe për të provuar nëse Kryeministri ka qenë në dijeni të asaj që ka ndodhur me fondet në këtë rrugë, sipas akuzës së ngritur.

 

Ditët apo javët në vijim do të tregojnë se çfarë po ndodh, nëse Rama ka qenë pjesë e asaj që mund të quhet si tepsia apo tava me shpërdorimin e fondeve të rrugës Elbasan-Tiranë, sikundër pretendon Prokuroria e Krimeve të Rënda, apo skema që përdoret është e njëjta, vënia nën presion e Kryeministrit dhe detyrimi i tij për të mbajtur të njëjtin qëndrim si në rastin e Tahirit…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here