Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës vajza 10-vjeçare e familjes Preka e cila ishte në gjendje kome prej aksidentit të 18 shkurtit 2018.
Lajmin e konfirmoi përmes nje statusi facebook famulltari i Vepipojës, Dom Marjan Gega.
“Me sa duket Zoti te deshti ma shume se sa ne. Ma shume se te qendroje me ne, ndoshta te gjithe jeten e pikellume, ai i Lumi preferoi me te bashku me baben, motren e vllaçkon tand!Pushofsh ne Paqe Noemi!” shkruan ai.
Vdekja e 10 vjeçares në Urgjencën e Shkodrës çon në katër numrin e viktimave nga familja Preka, ku u shuan babai me dy vajzat dhe djalin.
E vetmja e mbijetuar nga familja Preka si pasoje e aksidentit tragjik është gruaja e Edmond Prekës, Etleva. 37 vjeçarja është në gjendje të rënduar por jashtë rrezikut për jetën sikurse edhe Ndreke Gjergji e Sokol Mullaj që udhëtonin në mjetin që u përplasën.