Një makinë është djegur gjatë natës së kaluar në Tepelenë. Report Tv mësoi se i është
vënë zjarri mjetit tip ‘Benz’, në pronësi të avokatit Xhaferr Meçe. Ky i fundit ka folur për
mediat, duke thënë se ngjarja është e qëllimshme.
“Zjarrvënia është e qëllimshme, pasi makinës i është thyer xhami. Zjarri nuk ka ardhur
nga defekt teknik”, tha Meçe. Ndërkohë, Xhaferr Meçe ka qenë kryetar i degës së Partisë
Demokratike në Tepelenë.