Ish-ministri: Qeveria denoncon Metën, por hesht për Presidentin Grek… Çfarë shakaje!

0
198

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas lajmeve në mediat greke, që e bënë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën si ”pengues” të negociatave me Greqinë. Manjani nënvizon se qeveria luan me dy porta. Ai thotë se qeveria reagon kur z.Meta bën thjesht detyrën sipas kushtetutës, dhe hesht kur Presidenti i Greqisë del me qëndrime kundër Çamërisë dhe Shqipërisë.

”Jo detin, por edhe liqenin artificial të Tiranës i japin Greqisë. Jo çamërinë, por edhe Shqipërinë e japin. Vetëm kryeministrinë jo! Po kur thonë “duam të bëjmë negociata”!!,shkruan Manjani në facebook.

Statusi i plotë

Qeveria jonë ende nuk ka denoncuar deklaratat e Presidentit të Greqisë kundër Çamërisë dhe Shqipërisë! Ndërkohë nuk lë rast pa denoncuar Presidentin e Shqipërisë, që thjesht po bën detyrën sipas Kushtetutës!

Jo detin, por edhe liqenin artificial të Tiranës i japin Greqisë. Jo çamërinë, por edhe Shqipërinë e japin.

Vetëm kryeministrinë jo! Po kur thonë “duam të bëjmë negociata”!!

Hahahahahahahahhahaha Çfarë shakaje!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here