Manjani: Pse nuk u zhgënjye Ambasada për votën e Ramës kundër SHBA dhe lidhjet me Rusinë

0
253

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar sot reagimin e ambasadës së SHBA për deklaratat e Edi Ramës në Prishtinë.

Në një koment në rrjetet sociale, Manjani thotë se Ambasada duhet të ishte zhgënjyer dhe për votën e Edi Ramës kundër Amerikës në OKB, apo dhe për futjen e biznesit rus në Shqipëri.

Heu, qenka zhgënjyer Ambasada e USA me Ramën?! Për një deklaratë të tij që nuk gënjeu askënd. Po Ai votoi kundër Amerikës dhe nuk u zhgënjye Ambasada! Po për drogat e forta,investimet amerikane, futjen e biznesit Rus e lidhjen e ngushtë me Turqinë?! Ka plot zhgënjime të pa thëna”,- shkruan Ylli Manjani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here