Vazhdojnë protestat e aktivistëve që kundërshtojnë “Faljen e Detit Greqisë”. Protestuesit kërcënojnë se protestat nuk do ndalen dhe nuk do e lejojnë Ramën ti falë detin Greqisë. Protesta e radhës po zhvillohet në qytetin e Beratit.
Aktivisti Aulon Kalaja, në fjalën e tij përshëndeti deklaratën e djeshme të presidentit Ilir Meta, i cili refuzoi kërkesën e ministrit Ditmir Bushati për plotfuqishmëri.
“Nuk do bëjmë luftë por po qe nevoja do ta mbrojmë edhe me luftë. Ne i dërguam sërish dje kërkesat tona kryeministrit Edi Rama, ku pikësëpari i kërkuam atij transparencë.
Pika e tretë e kërkesave tona ka qenë pika e plotfuqishmërisë, ju e keni dëgjuar edhe dje që Presidenti i Republikës Ilir Meta e ktheu mbrapsh dhe nuk ia dha plotfuqishmërinë Edi Ramës që kërkon të shesë detin, ne e përshëndesim qëndrimin e presidentit dhe jemi në unison se nuk duam të bëhemi palë për shitjen e detit në Pazar”, tha Kalaja.
Ditëen e djeshme presidenti Meta ka kërkuar transparencë të plotë dhe respektim të Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e ministrit të Jashtëm Bushati për plotfuqishmëri për negociatat me Greqinë.