Del sheshit skandali/ Negociata të fshehta mes Kotzias dhe Ramës

0
397

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë në lidhje me çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve, përfshi këtu edhe kufirin detar, kanë shkaktuar debate jo vetëm në politikën shqiptare, por edhe atë greke.

Si në Tiranë, ashtu edhe në Athinë, qeveria akuzohet për mungesë transparence dhe fshehtësi në zhvillimin e negociatave.

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani, ka kërkuar një interpelancë në Parlamentin grek me kreun e diplomacisë, Nikos Kotzias.

Bakojani ka kërkuar nga Kotzias të zbardhë më shumë detaje mbi negociatat.

“Sipas publikimeve në media, Greqia po negocion fshehtazi me Shqipërinë për delimitimin (kufirin detar) duke anashkaluar marrëveshjen e 2009-es, por duhet të dinë se komuniteti ndërkombëtar shkencor kishte përcaktuar saktë dhe qartë kufirin detar, duke lejuar një hapje të madhe Shqipërisë në Korfuz, ndërsa zbatonim plotësisht kriteret e “vijës së mesme” siç parashikon e drejta ndërkombëtare”, ka theksuar Bakojani.

Ish-ministrja e Jashtme greke në vijim shprehet “Qeveria mesa duket është gati të anulojë përfundimisht marrëveshjen e 2009-ës dhe për këtë pyes ministrin: përse qeveria kërkon të rinegociojë marrëveshjen e ekuilibruar për zonën detare të 2009-es miratuar nga 2 vendet? Cilat pika duhen riparë? Është e vërtetë që qeveria greke sot ndryshon qëndrim për përcaktimin e kufirit detar bazuar në “vijën e mesme””

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here