Detajet e reja/ Si ndodhi aksidenti me 2 viktima, Benzi me shpejtësi të madhe goditi taksinë, pastaj…

0
184

Të tjra detaje janë zbuluar nga aksidenti i ndodhur gjatë natës në Maminas.

Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se po hetohen në dy pista, aksident dhe aksident i qëllimshëm nga ana e drejtuesit të mjetit tip Benz.

Drejtuesi i Benzit po lëvizte me rreth 150 km/orë, kurse taksia me 80 km/orë.

Benzi i ka bëtë sinjal me drita për të hapur krahun, taksia e ka hapur pjesërisht, për shkak të errësirës dhe shpejtësisë së madhe, benzi e ka goditur në fenerin e majtë taksinë. Taksia ka ecur disa metra dhe në kohën që është afruar te karburanti, marmita i ka kapur në bordurë, dhe është ngritur në ajër, ka bërë një rrotullim dhe është kthyer përmbys, ashtu si edhe u gjet. Taksisti dhe vajza që ishte në sediljen e pasagjerit kanë vdekur në vend.

Ndërkohe që në makinën benz janë gjetur të hapur të dy airbeg-ët, si dhe janë gjetur njolla gjaku brenda në pjesën e shoferit.

Një aksident fatal i mori jetën Elena Abdillarit 23 vjeçe dhe taksistit nga Durrësi, Bujar Agalliu 60 vjeç.

Nga veprimet paraprake të policisë, dyshohet se një mjet tip “Benz” e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip “Benz” nuk është gjetur asnjë shtetas, pasi drejtuesi i saj e ka braktisur dhe ia ka mbathur menjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here