Dimri i ngrohtë, gjarpërinjtë ‘bastisin’ lagjen

0
282

Dimri me temperatura më të larta se vitet e tjera duket se ka bërë që gjarpërinjtë të dalin nga zgavrat më herët se zakonisht. Gjarpërinjtë e shumtë në një lagje të distriktit Artuklu të Mardinit, në juglindje të Turqisë kanë shkaktuar panik tek banorët.

Agjencia turke e lajmeve “IHA” raporton se disa prej banorëve, përfshi Abdulhakim Akturkun, u janë drejtuar autoriteteve për ndihmë. “Pamë shumë gjarpërinj teksa po shkonim në ara. Nuk e dimë nëse këto gjarpërinj janë helmues apo jo.

Deri më tani kam mbytur 9 gjarpërinj. Ato mund të dëmtojnë edhe fëmijët tanë”, tha ai. “Gjarpërinjtë kanë dalë më herët se zakonisht si pasojë e kohës së ngrohtë. Nuk jemi mësuar me një situatë të tillë dhe kërkojmë që autoritetet të marrin masa.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here