Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një komenti në rrjetet sociale ka sqaruar ligjërisht mandatin e Guvernatorit Gent Sejko.
“Duke lexuar Kushtetuten ne harmoni me ligjin per Bankën e Shqipërisë, më rezulton se: Guvernatorit aktual të Bankës i mbaron mandati ditën që do i mbaronte paraardhësit të tij! Pra Zoti Sejko po përmbyll mandatin e lënë në mes nga Zoti Fullani. Nëse lexoni nenin 48 ligjit për Bankën e Shqipërisë, do ta kuptoni qartë këtë gjë”, shkruan Manjani.
Ja postimi i plotë:
Sqarim ligjor per mandatin e Guvernatorit.
Duke lexuar Kushtetuten ne harmoni me ligjin per Bankën e Shqipërisë, më rezulton se:
Guvernatorit aktual të Bankës i mbaron mandati ditën që do i mbaronte paraardhësit të tij!
Pra Zoti Sejko po përmbyll mandatin e lënë në mes nga Zoti Fullani.
Nëse lexoni nenin 48 ligjit për Bankën e Shqipërisë, do ta kuptoni qartë këtë gjë.
Guvenatori ka mandatin fillestar si anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Ai/Ajo zgjidhet guvenator vetëm pasi të jetë anëtar i Këshillit Mbikqyrës.
Neni 48 saktëson qartë se anëtari i Këshillit që zgjidhet nga një vend vakant i krijuar nga ndërprerja e mandatit, qëndron në detyrë deri në plotësimin e mandatit të ndërprerë nga paraardhësi.
Shiheni nenin 48.3
Pra Sejko plotëson mandatin e Fullanit. Nëse këtij të fundit i mbaronte mandati këtë vit, atëherë edhe Sejkos i mbaron mandati këtë vit!