Hetimi i nisur për rrugët në Elbasan ka çuar në prokurori edhe kreun aktual të ARRSH-së, Afrim Qendro.
Ky i fundit është thirrur ditën e sotme nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dhënë shpjegime në lidhje me investimet. Qendro ka qenë zëvendësi i Dashamir Xhixhës, i arrestuar për këtë dosje hetimore.
Avokatët e Xhixhës kanë kërkuar që edhe Qendro të ishte i hetuar. Ky i fundit u emërua nga Damian Gjiknuri në këtë detyrë, pas largimit të Dashamir Xhikës.
Më herët për këtë çështje ka dëshmuar edhe Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj