Dy ish drejtues të tjerë të Prokurorive në vend janë tashmë pjesë e listës së zezë të amerikanëve.
Burime thanë se dy prokurorëve që aktualisht janë pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas informacioneve që kanë në dorë amerikanët, rezulton se të dy këta prokurorë janë përfshirë në korrupsion, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
Një prej tyre ka drejtuar Prokurorinë e Tiranës, ndërsa tjetri atë të Vlorës.
/Standard.al/