Lufta po afrohet/ SHBA të tjera sanksione ndaj Koresë së Veriut

0
238

Presidenti amerikan Donald Trump do të publikojë pakon e re të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, e cila do të jetë më e madhja që është vendosur deri tani ndaj Phenianit.

Sipas paralajmërimeve, sanksionet e reja do të përfshijnë 52 anije dhe kompani tregtare transportuese, të cilat ndihmojnë autoritetet në Phenian “t’i shmangin sanksionet”, të vendosura si përgjigje të provave bërthamore dhe programit për zhvillim të raketave balistike.

Qëllimi i këtyre sanksioneve, të cilat do t’i prezantojë Ministria amerikane e Financave, është “kufizimi i burimeve të të hyrave dhe të naftës, të cilat regjimi i shfrytëzon për financimin e programit të tij bërthamor dhe ushtrisë”.

Këshilli për Siguri i KB-së vitin e fundit ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Koresë së Veriut, me qëllim që t’i detyrojë autoritetet në Phenian të heqin dorë nga programi bërthamor dhe balistik.

Analistët vlerësojnë se përforcimi i paralajmëruar shtesë i sanksioneve nga ana e SHBA-së, mund t’i shkatërrojë përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve mes Phenianit dhe Seulit, që u përmirësuan në vigjilje të Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat po mbahen në qytetin jugokorean Pjongçang dhe të cilat kanë përfshirë edhe paralajmërime për takime të mundshme të liderëve të Koresë Veriore dhe Jugore

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here