Keivi Hysa, 27 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje, është arrestuar në Milano ditën e djeshme. Tashmë, pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë. Hysa akuzohet si i përfshirë në ekzekutimin me armë zjarri të Edmond Mehmetit në korrik të vitit 2015 në Sarandë, sipas hetimeve, për motive të dobëta. Lidhur me krimin, autori i vetëm që mbetet në arrati është Elion Hysa, vëllai i Keivit. Ndaj Elion Hysës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë më 17 Korrik 2015, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”.
Krimi
Në datë 10 Korrik 2015 rreth orës 01:00, në qytetin e Sarandës, si rezultat i një mosmarrëveshje për motive të dobëta të ndodhur një natë më parë me pronarin e një auto-lavazhi makinash Edmond Mehmetitn (të njohur edhe si Edmond Theodhori) , i kërkuari Keivi Hysa, në bashkëpunim me Elion Hysën, dhe Ledi Hysën, kanë vrarë me armë zjarri Mehmetin.
Arrestimi në Itali
Sipas raportimeve të medieve italiane, arrestimi i të riut shqiptar në Sesto San Giovanni të Milaos ishte rastësor. Ai ishte duke lëvizur me makinë me një tjetër shqiptar, kur janë ndaluar nga karabinierët që më tej kanë zbuluar se Hysa përdorte, ishte person në kërkim ndërkombëtar. 27-vjeçari pasaportë të falsifikuar. I riu është dërguar në burgun “San Vittore” në Milano, në pritje të ekstradimit në vendin tonë.