DASHI
mars – 20. prill
Mundohuni të tregoheni sa më shumë të matur me atë që keni në krah gjatë kësaj jave sepse po filluan debatet nuk do kenë të mbaruar. Fjala nxjerr fjalën dhe nuk do mund ta mbani dot më situatën nën kontroll. Beqarët edhe pse nuk do e presin, do kenë disa takime që në ditët e para. Duhet të njihen mirë me personat para se të hedhin hapa, megjithatë parashikimet janë pozitive për vazhdimësinë. Në planin financiar do i keni idetë shumë të qarta dhe do dini si ta organizoni situatën në mënyrë që të mos përballeni me probleme. Klima yjore do nxit oreksin e shfrenuar dhe ka rrezik të keni disa shqetësime shëndetësore. Kujdes! Në punë duhet të rezistoni dhe nuk duhet të dorëzoheni asnjë çast. Familja do jetë mbështetje e fortë.
DEMI
prill – 21. maj
Venusi do ju ndihmojë t’i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur me partnerin tuaj dhe do ndiheni më të qetë. Pas kohës së vrenjtur në çift do rilindë dielli. Gjërat e bukura pritini pas të mërkurës. Beqarët do kenë një periudhë të mbushur me mundësi për aventura. Le t’i shfrytezojne ato sa më shumë që të mundin, por pa hedhur hapa të nxituara. Financat do jenë të mira dhe ju mund të kryeni shpenzimet e menduara. Gjithësesi nëse hiqni ndonjë para mënjanë do jetë edhe më mirë. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes pasi gjendja nuk do jetë shumë e qëndrueshme. Kujdes duhet të bëjnë sidomos ata që kanë imunitet të dobët. Në punë do ja dilni mbanë edhe pse konkurrenca do jetë e fortë. Jeta familjare do jetë e qetë.
BINJAKËT
maj – 21. qershor
Jeta juaj në çift do jetë aq e bukur këtë javë saqë te gjithë do ju kenë zili dhe do duan të përjetojnë emocione si ju. As vetë nuk e kishit menduar ndonjëherë se gjërat mund t’iu ecnin kaq mirë. Beqarët do bëjnë të pamundurën për ta gjetur personin e duhur, por për fat të keq as këtë javë nuk do arrijnë dot ta gjejnë. Për financat rrethanat do jenë të favorshme, por edhe ju vetë duhet të tregoni maturinë dhe përkujdesin e duhur. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Pas të enjtes do ndiheni plotësisht të rikuperuar. Në punë do keni probleme nëse nuk ecni me strategji. Nga ana tjetër mos merrni gjithmonë për bazë mendimet e kolegëve. Jeta familjare do ketë një ditë të zakonshme.
GAFORRJA
qershor – 22. korrik
Edhe pse mund të keni angazhime të shumta dhe mund të jeni të zënë me punë, këtë javë duhet të gjeni pak kohë për partnerin tuaj. Flisni hapur me të për çdo gjë, shprehjani ndjenjat dhe dashurohuni pa dorashka. Në këtë mënyrë, të dy palët do ndiheni mirë. Beqarët do kenë një periudhë plot surpriza dhe në disa momente do ju duket sikur nuk janë në realitet. Yjet do mendojnë gjithmonë për ta. Në planin financiar mos kërkoni përmirësim të menjëhershëm të situatës, por mjaftohuni fillimisht me stabilizimin e saj. Në punë do e keni shumë të vështirë të punoni në grup dhe kjo do ju vonojë në arritjen e objektivave. Edhe me familjarët nuk do keni një marrëdhënie të shkëlqyer.
LUANI
korrik – 22. gusht
Nëse tregoheni të kujdesshëm dhe nuk bëni kritika të pakuptimta ndaj partnerit, jeta juaj në çift do jetë e mirë këtë javë. Duhet ta kuptoni njëherë e mirë se askush nuk është perfekt dhe se më e rëndësishme se pamja është zemra. Beqarët do bëjnë edhe sakrifica për ta bërë për vete personin që pëlqejnë, por ka rrezik që shumë shpejt të zhgënjehen prej tij. Financat nuk do jenë shumë të mira, prandaj çdo hap hidheni me kujdes nëse nuk doni probleme më serioze. Shëndeti herë do jetë i mirë e herë delikat. Mundohuni të shmangni pikantet, ëmbëlsirat dhe kripën e tepruar. Në punë mos bëni aleanca me persona të cilët nuk ju bindin plotësisht sepse do keni probleme. Familja do jetë e qetë.
VIRGJERËSHA
gusht – 23. shtator
Kjo do jetë një javë më ndryshe për ju të dashuruarit. Do e largoni rutinën dhe do bëni disa gjera interesante në çift të cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Ja që me pak fantazi dhe imagjinatë mund të ndryshojë çdo gjë. Beqarët nuk do mendojnë aspak për dashurinë sepse për ta do jetë më e rëndësishme puna dhe shoqëria. Financat do përmirësohen ndjeshëm pas shitjes së një objekti apo të një toke që zotëroni. Gjendja shëndetësore herë pas here do lërë për të dëshiruar. Do keni shqetësime nga kockat dhe nga muskujt. Në punë do jetë Marsi ai që do ju bëjë të ndiheni më të sigurtë në vetvete dhe do guxoni të filloni projekte të reja. Jeta familjare do jetë e qetë dhe e këndshme.
PESHORJA
shtator – 23. tetor
Do jeni shumë të kuptueshëm me partnerin tuaj gjatë gjithë kësaj jave dhe në disa ditë mund të mendoni t’i bëni edhe surpriza njëri-tjetrit. Marrëdhënia do vijë duke u përmirësuar dita ditës. Beqarët më në fund, pas pak kohësh pritjeje dhe durimi, do arrijnë të fillojnë një lidhje dashurie. Në planin financiar do ketë disa përmirësime të vogla, megjithatë gjendja sërish nuk do jetë ashtu si e keni ëndërruar. Gjendja shëndetësore nuk do jetë aspak e keqe pasi përveçse do tregoheni të kujdesshëm me ushqimin do shmangni edhe jetën sedentare. Në punë do ju propozohen disa projekte gjigande të cilat nuk duhet t’i neglizhoni për asnjë lloj arsyeje. Jeta familjare do jetë e ngrohtë dhe harmonike.
AKREPI
tetor – 22. nëntor
Çdo gjë do jetë më e thjeshtë këtë javë për ju të dashuruarit nëse arrini të merreni vesh me atë që keni në krah. Po toleruat nga pak të dy dhe po i pranuat disa gabime, gjithçka do ndryshojë për mirë. Beqarët pa u lodhur shumë do e gjejnë personin e duhur me të cilin do fillojnë shpejt një lidhje afatgjatë. Çdo gjë është çështje fati. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe, megjithatë ju nuk do ndiheni të kënaqur. Duhet të prisni edhe pak kohë para se gjendja të përmirësohet sa e keni ëndërruar. Me shëndetin mund të keni shqetësime të vogla në fundjave. Mirë është të mos neglizhoni asgjë. Në punë do kërkoni me çdo kusht t’ia dilni mbanë dhe do e arrini atë që doni. Jeta familjare do jetë normale.
SHIGJETARI
nëntor – 21. dhjetor
Kjo javë do jetë e mbushur me ditë të bukura për të dashuruarit. Yjet do jenë gjithë kohës në krahun e tyre dhe ato do i shtyjnë të bëjnë edhe gjëra të veçanta në mënyrë që të përjetojnë alegri. Beqarët nuk duhet të rikthehen me persona që i kanë pasur dikur në krah dhe i kanë bërë të vuajnë. Për financat duhet t’ua vini veshin sa më parë specialistëve sepse vetëm ata mund t’iu japin ndihmën e duhur. Deri ditën e mërkurë do keni disa tronditje në këtë fushë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze përveç ndonjë dhimbjeje koke apo muskujsh. Në punë çdo gjë do vijë duke u përmirësuar. Përveçse do pajtoheni me koleget do hidhni edhe hapa para me projektet e nisura. Jeta familjare do jetë dinamike.
BRICJAPI
dhjetor – 20. janar
Këtë javë do keni një marrëdhënie edhe më të mirë me partnerin tuaj sepse kohët e fundit të dy keni ndryshuar disa nga zakonet në sjellje vetëm që gjerat të ecin si duhet. Nga mesi i javës mund të merren edhe disa vendime gjigande. Për beqarët do jetë periudhë e bekuar nga yjet sepse çdo gjë do ndodhë si nëpër ëndrra. Lidhjet që do krijohen do jenë afatgjata. Buxheti do vijë dalëngadalë duke u rritur, por nuk duhet të prisni ndryshime rrënjësore sa hap e mbyll sytë. Shëndeti nuk do jetë problematik, përveç ndonjë shqetësimi të vogël që mund të keni herë pas here. Gjithësesi asgjë nuk do jetë për t’u alarmuar. Në punë merrini gjërat sa më shtruar që të mos gaboni. Me familjarët më në fund do pajtoheni.
UJORI
janar – 19. shkurt
Kjo javë nuk do fillojë shumë mirë për ata që janë në një lidhje, por pas të mërkurës pasdite situata do fillojë të ndryshojë. Miqtë do i këshillojnë dhe ata do i kuptojnë më në fund gabimet e bëra. Pas të enjtes çdo gjë do marrë shkëlqim si me magji. Beqarët duhet t’i shfrytëzojnë sa të mundin ftesat që do ju bëhen pasi jo gjithmonë do jetë kështu. Në planin financiar do bëni mirë të mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse ashtu siç është përmirësuar, gjendja edhe mund të përkeqësohet. Shëndeti nuk do jetë problematik, përveç ndonjë momenti kur lodhja do ju bëjë të ndiheni pa fuqi. Në punë, Mërkuri do jetë burim frymëzimi dhe do keni sukses të garantuar. Me familjarët nuk do keni aspak probleme.
PESHQIT
shkurt – 20. mars
Vlerësojeni çdo gjest të partnerit tuaj gjatë kësaj jave sepse ai gjithçka do e bëjë me zemër. Nga ana tjetër kursejini skenat e xhelozisë sepse përveçse do jenë të pakuptimta, mund të sjellin edhe probleme. Beqarët do jenë shumë joshës, megjithatë kjo nuk do të thotë që të tallen me disa persona. Vetëm një pjesë do mund te fillojnë lidhje serioze. Financat kanë për të qenë disi më të mira se disa kohë më parë, megjithatë ende nevojitet maturi me shpenzimet. Mendoni pak edhe për ditët në vijim. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni energjinë e shumë dëshiruar dhe do ndiheni më së miri. Edhe në punë gjërat do ecin mirë. Shefat mund t’iu propozojnë edhe rritje në detyrë. Jeta familjare do jetë e ngrohtë.