Juncker e thotë qartë: “Shqipëria të zgjidh ngërçin me Greqin, pastaj të hedh sytë nga BE”

0
182

Presidenti i KE, Jean Claude Juncker në konferencën për media me kryeministrin Edi Rama në kuadër të vizitës në Tiranë për të prezantuar strategjinë e re të Zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera foli edhe për çështjen e hapur të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për detin. I pyetur nga gazetarët për këtë temë Juncker tha se Shqipëria dhe Greqia duhet ta zgjidhin këtë problem sa më parë, ndërsa shtoi se kur Shqipëria ti ketë plotësuar të gjitha kushtet për në BE anëtarësimi do të jetë diçka e kryer.

“Vendet e rajonit që kanë konflikte territoriale do të përpiqen t’i kalojnë dhe këto nuk mund të bëhen pas anëtarësimit, por para. Inkurajoj si Shqipërinë dhe Greqinë, ky është një element plus për të pranuar hapjen e negociatave. Kur Shqipëria t’i ketë plotësuar të gjitha anëtarësimi do të jetë diçka e kryer”- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here