Ndodh çudia, këngëtari shqiptar ngatërron dhomën e hotelit! Takimi i sikletshëm me Melania Trump

0
280

Imagjinoni me çfarë sigurie e rrethon veten Zonja e Parë e SHBA-së, dhe vetëm një rastësi e madhe mund të bëjë të përfundoni në shtëpinë e saj.

Dhe rastësia i ka ndodhur pikërisht këngëtarit të njohur shqiptar Seven Saraçi.

I ftuar në Prive.al ai rrëfen  se kishte lënë një takim me disa miq në “Trump Tower”, por kishin ngatërruar katin dhe papritur pas dere nuk ishte miku i tyre, por Zonja e Parë, Melania Trump.

“Unë bashkë me tre miq të mi kemi shkuar të takojmë një shok në “Trump Tower”. Ai banonte në katin e 54 por ne e ngatërruam katin duke u ngjitur në katin e 55 ku ishte shtëpia e Melania Trump. Kemi hapur derën dhe na ka dalë bashkëshortja e Trump bashkë me sigurimin të cilët shkaktuan një rrëmujë derisa u sqarua ngjarja,”- u shpreh ai.

Saraçi rrëfeu se stafi i saj i sigurisë i morën në pyetje për disa orë me radhë, derisa u bindën dhe i lanë të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here