Policia e Tiranës ka kapur 10 ditë pas vrasjes së biznesmenit Memli Begalla, dy autorët Denis (Alban) Demiri dhe Ardian Serezi.
Demiri u kap në banesën e tij në Kombinat, sipas policisë. Ndërkohë është publikuar edhe videoja nga momentet e arrestimit të 43-vjeçarit. Efektivët dëgjohen teksa i bërtasin të ulë duart e të mos prekë asgjë. Më pas i vënë prangat vrasësit të dyshuar dhe e marrin me vete.