Kamerat kapin kafshën e rrallë në parkun kombëtar

0
421

Në kuadër të monitorimit të faunës së egër në vend kamerat sekrete kanë filmuar gjallesa të rralla.

Këto fotografi të baldosës janë publikuar në faqen zyrtare të Administrates së Zonave të Mbrojtura gjatë një monitorimi që është bërë për vitin 2017 në parkun kombetar Shebenik-Jabllanice.

“Fotografuar nga kamerat kurth vendosur nga stafi i AdZM ne disa shtigje te parkut kombëtar Shebenik-Jabllanice gjate vitit 2017. Monitorimi i faunes se egër nëpërmjet kamerave kurth është duke vazhduar edhe gjate ketij viti per te realizuar një inventar rreth prezencës te llojeve dhe duke krahasuar numrin e tyre ne raport me vitet e tjera”, thuhet ne faqen e AdZM.

Parku kombëtar Shebenik- Jabllanicë ndodhet në brezin e gjelbërt të Evropës dhe është pjesë e një zone të gjerë dhe komplekse gjeografike . Ky park është një zonë me bukuri të rralla natyrore ku gjenden disa nga peizazhet malore më madhështore dhe befasuese në tërë Ballkanin. Parku Shebenik- Jabllanicë ndodhet në zonën verilindore, në kufi të administrimit pyjor të Librazhdit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here