Skema e re e ndihmës ekonomike, e prezantuar në fillim të këtij viti, ka sjell problematika të mëdha për shumë familje në Shkodër.
Sindikatat janë bashkuar dhe janë mbledhur përpara Bashkisë së Shkodrës për të protestuar.
Janë rreth 50 persona invalidë të cilëve u është hequr ndihma ekonomike.
Vetëm një ditë më parë, Gjina Ndou, kryetarja e shoqatës së tetraplegjikëve, u bëri thirrje popullit të Shkodrës, të ngrihen në këmbë dhe të protestojnë për këtë padrejtësi që u është kryer shumë familjeve e kryesisht këtyre personave.
“Të mbështesim protestën e 27 shkurtit për heqjen e ndihmës ekonomike,”- është shprehur Ndou.
https://www.youtube.com/watch?v=Y8Qmk7h1o4I