Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një automjeti.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa raportohet se nga të shtënat në drejtim të një makine tip “Fiat Punto” kanë mbetur të plagosur tre persona.
Ata janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë trajtim mjekësor.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.