Ylli i Bajernit, mbyll sezonin dhe rrezikon Botërorin

0
188

Anësori i talentuar francez, Kingsley Coman është operuar me sukses, por rrezikon Botërorin që do të zhvillohet këtë verë në Rusi.

Coman dëmtoi ligamentet e kyçit të këmbës së majtë në barazimin e Bayern Munich 0-0 me Hertha Berlinin.

Zgjidhja e vetme ishte operimi. Bayerni ka njoftuar se operimi është kryer me sukses dhe se lojtari do të mungojë për shumë javë, duke mos treguar datën e saktë të rikthimit.

Sipas mediave gjermane e franceze, ka përfunduar pothuajse sezoni për 21 vjeçarin dhe rrezikon seriozisht edhe Botërorin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here