613 kg kokainë në Durrës/ “Kur të fillojë larja e hesapeve do marrim vesh pronarët e saj…”

0
250

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një komenti në rrjetet sociale e ka cilësuar si lajm të mirë kapjen e drogës, por shkruan se çështja është me atë që nuk kapet.

“Që u kap drogë është lajm i mirë,ska dyshim për këtë! Çështja është me atë që nuk kapet. Kur droga që kapet është kaq e madhe, mendoni sa është ajo që nuk kapet?!

Kur të fillojë “larja e hesapeve” do të marrim vesh dhe pronarët e drogës së sotme. Ato që policia nuk i kap dot sot”, shkruan Manjani.

Reagimi i Manjanit erdhi pas kapjes së 613 kg kokainë në një kamion që transportonte banane. Nga hetimet e para rezultoi se sasia e drogës, më e madhja e kapur në territorin shqiptar, kishte destinacion Italinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here