Shkon për të pirë kafe, por humb jetën. Ngjaja ka ndodhur një ditë më parë në Burrel. Viktimë është i moshuari me iniciale S.H..
Sipas burimeve zyrtare të Policisë, 77-vjeçari ndodhej në lokal, kur në një moment është rrëzuar nga karrigia dhe ka vdekur.
Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga arresti kardiak, njoftoi Policia, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat.