Rama dhe Xhafaj bëjnë ‘xing’/ Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri

5
260

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar përmes një deklarate në lidhje me 613 kg kokainë të kapur. Basha shkruan se kokaina ka futur në sherr klanet e drogës në qeveri, duke shtuar “cilit nga klanet e drogës duhet të besojmë atë të Edi ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës apo klanin e Bolonjës të Agron Xhafajt”.

Deklarata e Bashës  

Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.

Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.

Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here