Miliona euro fitime/ Cila është kompania e rrugëve që favorizohet nga Edi Rama

0
323

Administratorja e kompanisë “Arifaj” është në hetim për një afer korruptive me rrugën Elbasan-Gjinar. Dëmi përllogaritet 5 miliardë lekë të vjetra. Por, përveç kësaj, kompani ka fituar dhe disa projekte të tjera dhe cilësohet si e “favorizuar” nga Kryeministri, Edi Rama.

Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj, denoncoi mbrëmjen e sotme favorizimin nga qeveria të disa kompanive të ndërtimit, të cilat bëjnë punë abuzive. Një prej tyre, sipas Myftaraj, është  kompania “Arifaj”.

Myftaraj: Janë disa kompani ndërtimi që janë fituese të shpeshta të tenderave për punët publike, domethënë të tenderave që bëhen për të ndërtuar me paratë tona të taksapaguesve, me ndihmat financiare të huaja. Për të ndërtuar rrugë, sheshe. Janë disa kompani bëjnë punë abuzive, aq më shumë duket sikur favorizohen. Favorizohen ndonjëherë nga shumë lart.

Nuk dua të dëmtoj emrin e mirë të cilësdo kompanie që mund të pretendojnë se ka emër të mirë. Dua të flas me fakte. Fakti që po e nis me një nuk do të thotë se do të merrem me një. Po e nis me një kompani të cilën nuk mund të mohohet se ka qenë e privilegjuar. Është fjala për kompanië “Arifaj”. Kam folur edhe njëherë për këtë kompani, në rastin e rrugës së lumit të Vlorës, një rrugë për të cilën buxheti i shtetit ka marrë kredi, ka investuar rreth 80 milion dollarë.

Një rrugë e rëndësishme kjo dhe për turizmin. Kam treeguar sesi punoi kompania “Arifaj”, do ti rikthehem përsëri. Por sot do të flas për atë që kjo kompani nuk punon në Velipojë. Kompania “Arifaj” ka fituar të drejtën të bëjë punimet e lotit të dytë të rrugës Shkodër-Velipojë, është rruga Harku i Berdicës arrin disa  km larg Velipojës por kështu është quajtur vjet me rastin e zgjedhjeve kur u inagurua. Në rrugën Shkodër-Velipojë, ku fituese e Lotit të Dytë është kompania “Arifaj” nuk punohet fare, punohet vetëm në Lotin e Tretë ku për hir të së vërtetës është punuar mirë.

Kompania e Lotit të Tretë pa punuar mirë. Bëhet fjalë për rikonstruksion të rrugës Harku i Berdicës-Baks, devijon diku por jo në Lotin që ka kompania “Arifaj”. Aty nuk ka asnjë mjet pune të kompanisë, ka një afat që duhet të përfundojnë punimet, nëntor i vitit 2018. Si do arrihet ky afat kur nuk punohet? Brenda këtyre ngjarjeve është telenovela e Benet Becit, pronarit të Fondit të Zhvillimit. Marrës i fondeve të parave për këtë rrugë është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili gjithmonë pëlqen të punojë me këtë shoqërinë “Arifaj”.

Shoqëria “Arifaj” në rrugën e lumit të Vlorës. Nuk ishte ndonjë suprizë që shoqëria “Arifaj” do të sillet kështu dhe në rrugën e Velipojës. Kur në rrugën e lumit të Vlorës ka qenë mashtrim i madh. Fitoi tenderin një kompani bullgare, të Lotit të Parë, nga Babica, në Peshkëpi deri në Gjorm, by-passi i Vlorës.

Pra fiton tenderin kompania bullgare, shet emrin dhe këtu paraqitet një kompani që nuk ka asnjë lloj mjeti, paraqitet kompania “Arifaj” si nënkontraktore dhe punon ashtu si punon. Futet në shtratin e lumit Shushicë, afër urës së Drashovicës, nxjerr zhavorr dhe e shtron atje, punon një vit pa supervizor.Tani vonë bënë tenderin për supervizimin. Si shpërblim merr vazhdimisht rrugë kjo kompani. Është histori e çuditshme kjo  se e ka në zemër shumë kryeministri.

Deri në vitin 2007 kompania “Arifaj” e ka pasur qendrën në Has. Pastaj në 2007 ka ardhur në Tiranë. Kur u arrestuan këto ditë dy ish-drejtorët e ARRSH, u arrestuan dhe disa biznesmenë të kompanive zbatuese si dhe administratorja e kompanisë “Arifaj” për rrugën Gjinar-Elbasan, Rezarta Bokçiu. Ajo nuk është vetëm administratore por dhe pronare me 100% të aksioneve të kompanisë “Arifaj”.Është gruaja e Skendër Bokçiut, që ka qenë pronar dhe ka kaluar pasurinë në emër të gruas duke llogaritur ditët e zeza që do të vinin.

Kam parasysh ata dy vëllezërit Hysaj që u vdiq dhe nëna nga tronditja e arrestimit, u arrestuan për rrugën, u dha burg pa afat.Kurse për zonjën pronare dhe administratiore u dha arrest shtëpie, si grua që ka menduar gjykata.Ky zotëria i  ka menduar mirë ditët e këqia. Një kompani që deri në 2007 ka pasur qendrën në Has, siç mund ta kishte në Bilisht apo Poliçan, një kompani e tillë nuk mund të vijë në Tiranë dhe të fitojë gjithë këto punë që nuk ka  ekspertizën për ti bërë.

Pse privilegjohet? Po flasim në kohën që socialistët janë në pushtet dhe kryeministër Edi Rama. Në vitinn  2017 i jepet rruga Porti i Vlorës-Pylli i Sodës, rruga e Lumit të Vlorës, by-passi perëndimor Shkodër (Loti i Parë), rruga Shkodër-Velipojë (Loti i Dytë), rehabilimi i shkallareve të Sarandës. Në 2016, rruga Transballkanike Vlorë (Faza I-II), lidhja e rrugës me austradën Fier-Vlorë. Në 2015, rruga e Iballës në Pukë (Loti i Dytë), rikualifikimi urban i Bllokut nga rruga “Muhamet Gjollesha”, “Myslym Shyri’ deri tek Rruga e Kavajës.

Kjo kompani ka abuzuar, ka fakte penale. Administratorja dhe pronarja e saj është në gjendje arresti, qoftë edhe shtëpiak. Ka abuzuar në rrugën e Gjinarit, lumit të Vlorës, nuk punon në Velipojë. Në rrugën e lumit të Vlorës ka vepruar në mashtrim të ligjit duke futur nëe tender një kompani bullgare. Është kompani e specializuar për të vjelë si pompë para publike.

E përdor Beneti, e përdor Kryeministri, të cilit i them që kur ka marrë këtë tenderin për Transballkaniken në Vlorë e ka thirrur Benetin në një drekë në Vlorë dhe i ka thënë do t’ia japësh kësaj kompanie. BOOM do të bëjë një investigim për punët e këtyre rrugëve. I bëj thirrje prokurorisë të thellohet sepse janë vetëm maja e ajsbergut ato të rrugëve si Gjinari.

Tani tërë loja këtu bëhet, se kush i di detajet, kush i njeh këto se çfarë teatri luhet atje. Kryeministri e di që rruga nuk shkon deri në Velipojëm ngelet vetëm në Baks, ca kilometra larg. Beneti tani e di këtë po ka vënë tabelën elektorale, Shkodër-Velipojë. Se kështu është mësuar Beneti me të gjitha qëveritë. Kështu mbijetoj 8 vjet me Saliun, tani me Edi Ramën dhe kush do vij pas atij dhe e vë Fondin Shqiptarë të Zhvillimit në funksion të këtyre politikanëve, kryeministrit, pushtetarëve të kohës kush janë. Përqindjet po në rregull. I ecin atij, i ecin dhe kryeministrit edhe në fund vilat e Benetit shtohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here