Pas peshkut e rakisë, Junkeri na e dhj.. sërish

1
1920

Megjithëse e pritëm në një ditë me shi( si ditët e zakonshme që kalon në Bruksel), Presidenti i Komisionit të KE-së Jean Claude Junker ( që e qaftë nana e ka emrin si heroi i fëmijërisë së gjysmës së shqiptarëve)  nuk i munguan surprizat në tokën shqiptare. Në konferencën për shtyp me kryeministrin, Junkeri u duk se kishte një problem. Çdo pyetjeje i përgjigjej shkurtimisht, gjë e cila tregonte se e kishte me ngut përfundimin e konferencës. Dhe pas pyetjes së fundit të gazetarëve, Presidetnti i KE-së e zbuloi më në fund miserin: “ Merci beaucoup. Bon soir! I’m hungry”- tha ai duke na zbuluar se ishte i uritur.

Në faj nuk kishte faj i shkreti zotëri nga Brukseli. Udhëtimi i lodhshëm ballkanik dhe nga pak merakli ushqimi dhe i  dhënë pas verës së mirë, Junker mendjen e kishte te tryeza e darkës. Por më shumë ishte kurioz për rakinë shqiptare, që me sa duket ja kishin lavdëruar shumë. Madje mësohet se një mik i tij në Burksel që kishte pasur disa miq shqiptarë duke i mundësuar gustimin e rakisë shqiptare, ja kishte lavdëruar pa masë. “ Ata shqiptarët sjellin raki perlë, në darkë ta merr mendjen, por në mëngjes ta kthen prap”- i kishte pohuar miku, Junkerit me gjithë dashamirësi.

Nisur edhe nga këshillim, Junker dukej i paduruar derisa të provonte rakinë shqiptare. Pasi vrapoi të hante darkën me kryeministrin Rama, i cili është edhe frankofon dhe me Junker u morën vesh mirë pa pasur nevojë për përkthyes, mësohet se në tavolinë Presidenti i Komisionit Evropian u zhdep me peshk. Por edhe nga rakia mbeti shumë i kënaqur. Dhe fjalët e bukura që i vinin nga atmosfera e darkës i lanë shpresa Ramës dhe kompanisë së tij se data e anëtarësimit kësaj here nuk kishte ku të shkonte. “ Me këtë rakinë bëmë gol” , mësohet se i tha Rama, Fugës që i qëndronte pranë në tavolinë.

Cdo gjë në darkë shkoi mirë e më pas Junker u përshëndet me ekipin qeveritar dhe më përzemërsisht me ambasadoreshën Vlahutin.  I hipi avionit me shkallët që I dukeshin sikur nuk mbraonin. Rrugës, mend po i vinin pak vërdallë, po gjithsesi shija e rakisë i mbeti merak. Por të nesërmen në mëngjes, rakia kishte mbaru  efektin e saj dhe Junker u zgjua qiqër. Dhe këtu ju vërtetua edhe shprehja e mikut të tij se “në darkë ti merr mend, po në mëngjes ti rikthen prapë”. Dhe fill një ditë pas fjalëve të bukura, Junker na nxiu sërish duke na thënë në një intervistë se,: “krimi i organizuar është rreziku më i madh në Shqipëri”. E gjithë kjo fabul shkon shumë përshtat me frazën popullore “bëri ç’bëri e në fund na e dhj… sërish ”.

 

Rubrika “Pikante” i trajton ngjarjet me pakëz ironi, sarkazëm e humor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here